KORÇA – qendër urbane me të ardhme të madhe

Albania Korce Korca

If you're new here at 2thinknow, and you're interested in the latest ideas on trends, companies and innovation, subscribe to our RSS feed. Thanks for your visit!

COMMENT, Albania — Korça është njëri nga qytetet kryesore të Shqipërisë. Ajo shtrihet në jug-perëndim të vendit, në lartësinë 869 m mbi nivelin e detit.

Korce, Albania, Korca, SHQIPERIA

Nga gjetjet arkeologjike rezulton si vendbanim i fisit ilir të Enkelejve. Duke pasur një pozicion të favorshëm, ajo u shndërrua në një qendër qytetare me një kishë të përmendur në shek. IX. Qyteti filloi të zhvillohej me shpejtësi dhe pas pushtimit turk,(në shek. XV), u kthye në një qendër të përmendur zejtare e tregtare.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX, Korça u bë njëra nga qendrat më të mëdha ekonomike, tregtare dhe kulturore të vendit, me një Pazar të madh karakteristik dhe e përmendur për punimin e leshit, të shajakut e të qilimave.

Ndonëse nën sundimin e gjatë turk, me përpjeket e atdhetarëve korçarë, më 7 mars të vitit 1887, u hap shkolla e parë shqipe, kurse më 1893 shkolla e vajzave.

Pas Shpalljes së Pavarësisë (më 28 nëntor 1912) e deri në vitin 1914, qyteti u pushtua nga forcat greke, ndërsa më pas nga forcat franceze, të cilat u larguan në vitin 1920. Në vitin 1917 u hap “Liceu francez” i Korçës, i cili ka luajtur në rol të madh në krijimin e inteligjencës së vendit. Më vonë u u krijuan shoqata të ndryshme si “Rinia korçare”, grupi i famshëm karakteristik “Lira”, filloi botimi i librave të ndryshëm si edhe i revistës përparimtare “Bota e re”. Qytetarët korçarë janë të përmendur për këngët e tyre lirike qytetare dhe për traditën shumë të bukur të serenatave, pa harruar edhe festimet e ndryshme tradicionale si karnavalet etj.

Në vitet 30, me kontributin kryesor të emigrantëve korçarë të Amerikës u ndërtua në qendër të qytetit kisha e famshme, apo siç quhet në popull Mitropolia e Korçës (në vitet e komunizmit u shndërrua në depo drithi, kurse tani funksionon si muze i artit mesjetar), më e bukura në tërë vendin, po ashtu nga sipëmarrësit vendas u ngrit fabrika e famshme e birrës “Korça”, e njohur edhe jashtë vendit.

Gjatë pushtimit fashist e më pas nazist (1939-44) populli i qytetit dhe i tërë krahinës së Korçës dha një kontribut shumë të madh më luftën për çlirimin e vendit. Me qindra djem dhe vajza të kësaj treve dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Pas çlirimit të Shqipërisë edhe Korça u fut në rrugën e përparimit: u zhvillua industria, bujqësia, arsimi, kultura etj., por nën diktaturën komuniste dhe plotësisht të ideologjizuara. Në mbabrë vendin u mohuar fetë, të drejtat elementare të qytetarëve dhe kultura perëndimore. Për aro 50 vjet, ashtu si i tërë vendi edhe Korça bëri një jetë plotësisht të izoluar, duke mbetur shumë prapa progresit të vërtetë. Me qindra atdhetarë u ekzekutuan, u burgosën apo u internuan për mospajtim me ideologjinë primitive komuniste.

Si gjithnjë Korça përsëri do të tregonte vitalitetin e vet në lëvizjen mbarëpopullore për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e demokracisë. Në vitin 1991-1992 populli demokrat dhe i kulturuar i Koçës, rinia e saj energjike morën pjesë aktive në Lëvizjen demokratike, që pëmbysi një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste.

Korça është qyteti më i sistemuar nga ana urbanistike dhe me tiparin unikal në vend për pastërti, tradita, të cilat i vazhdon me sukses edhe sot. Qyteti sot ka 80 mijë banorë. Në të ka mjaft shkolla të mesme dhe profesionale, bibliotekë, librari, kinema, muze dhe disa televizione private etj. Prej vitesh funksionon edhe universiteti, me mjaft degë, që është bërë i njohur në mbarë vendin. Në qytet ka mjaft fabrika tekstili, të prodhimit të këpucëve, ushqimore, reparte të ndryshme shërbimi, hotele dhe lokale nga më modernet. Teatri i qytetit “Andon Zako Çajupi” zë një vend nderi në historikun e zhvillimit kulturor të Shqipërisë, kurse grupi karakteristik “Lira”, ka mbetur trashëgimtar i denjë i lëvrimit të muzikës karakteristike qytetare korçare. Tashmë qytetit i është kthyer buzëqeshja e dikurshme dhe serenatat e famshme janë bërë pjesë organike e jetës së tij. Ndërtimet e reja dhe zgjerimi qytetit janë gjëra të zakonshme në jetë e qytetarëve korçarë, Fabrika e famshme e prodhimit të birrës, tashmë e rikonstruktuar dhe e zgjeruar, po shpie akoma më lart famën e këtij prodhimi kaq të preferuar brenda dhe jashtë vendit.

Korça është një qytet me resurse të mëdha në të gjitha drejtimet. Mundësitë për një zhvillim të gjithanshëm ekonomik dhe kulturor janë të shumta, prandaj edhe investimet nga të huajt janë të mirëpritura. Sot në qytet funksionojnë firma të ndyshme greke, italiane, maqedonase, banka të ndryshme vendase e të huaja etj. Qyteti, me karakterin unikal, me natyrën e bukur dhe gjelbërimin e shumtë, me klimën shumë të mirë, me vlerat e shumta kulturore dhe sidomos me mikpritjen e rrallë, ka tërhequr dhe tërheq turistë të shumtë. Korça me vendbanime të tilla të famshme (jo larg qytetit) si Dardha (ku gjatë dimrit zhvillohen gara të ndryshme me ski), Bozdoveci e Vithkuqi të njohur për bukuritë e mahnitshme natyrore, Voskopoja e famshme për kishat e saj monumentale mesjetare etj., do të mbetet gjithmonë një qendër e mrekullueshme dhe e preferuar si brenda ashtu edhe mga të huajt.

Connect to Nikolla Sudar.

Author of several books, historian, professional translator. Nikolla is a former professor & teacher of Russian Language. Speaking and writing in fluent Russian, Serbo-Croatian and Albanian.

What's your View?

Or Follow us on Twitter or StumbleUpon

You can use these XHTML tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <code> <em> <i> <strike> <strong>

removed -->